Janar 07, 2024 20:01 Europe/Tirane
  • Një ditë palestinezët do të pajisen me mbrojtje ajrore

Një komandant i lartë i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) tha se grupet palestineze të rezistencës një ditë do të pajisen me sisteme të mbrojtjes ajrore që do t'u mundësojnë atyre të zmbrapsin sulmet ajrore izraelite.

Gjeneral Iraxh Masxhedi, i cili shërben si këshilltar i lartë i komandantit të Forcës Kuds të IRGC, tha të dielën se fuqia e grupeve të rezistencës në Palestinë po rritet nga dita në ditë.

“Palestinezët po luftojnë me raketa sot, por do të vijë një ditë kur ata nuk do të lejojnë bombardimet nga sionistët dhe do të marrin armë të mbrojtjes ajrore”, tha Masxhedi gjatë një konference në Teheran.

Gjenerali tha se grupet e rezistencës palestineze u kanë dhënë goditje të rënda forcave izraelite në Gaza.

Ai tha se rreth gjashtë brigada izraelite, duke përfshirë Brigadat Golani, e cila është e ngarkuar me kryerjen e operacioneve speciale, është dashur të tërhiqen për shkak të disfatës së pësuar nga grupet e rezistencës.

Gjeneral Masxhedi, i cili dikur shërbeu si ambasador i Iranit në Irak dhe ka lidhje të ngushta me grupet e rezistencës në rajon, tha se grupet që gëzojnë mbështetjen e Iranit më në fund do të "thyejnë dorën e armiqve".

 

Tags