Udhëheqësi Suprem i Revolucionit vizitoi ekspozitën e aftësive të prodhimit vendas
(last modified Mon, 29 Jan 2024 19:13:20 GMT )
Janar 29, 2024 20:13 Europe/Tirane
  • Udhëheqësi Suprem i Revolucionit vizitoi ekspozitën e aftësive të prodhimit vendas

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Khamenei, vizitoi ekspozitën e aftësive të prodhimit vendas e cila mëngjesin e sotëm u mbajt në huseinienë e Imam Khomeinit (RA).

Sipas qendrës informative të Zyrës së Liderit Suprem, tipari më i rëndësishëm i ekspozitës së sivjetshme ishte prodhimi vendas me fokus kompanitë e bazuara në njohuri dhe zinxhiri i furnizimit të prodhimit. Në këtë ekspozitë, kompanitë e bazuara në njohuri në sektorët e "Energjisë", "Industria e naftës dhe petrokimike", "Industritë e automobilave", "Miniera dhe Industritë Minerare dhe Metalike", "Komunikimi dhe Teknologjia e Informacionit dhe Prodhimi Satelitor", "Ushqimi dhe Industritë e Bujqësisë”, “Pajisjet mjekësore”, “artizanale”, “Transporti ajror, detar, hekurudhor dhe tokësor”, “industritë e tekstilit” dhe “pajisjet shtëpiake dhe elektroshtëpiake”, ekspozuan arritjet dhe produktet e tyre më të fundit. Produktet e kompanive të bazuara në njohuri në projektimin dhe prodhimin e pajisjeve për shpimin e puseve të naftës dhe industrisë petrokimike dhe katalizatorëve ishin një nga pjesët e kësaj ekspozite. Në këtë ekspozitë prezantuan arritjet dhe aftësitë e tyre edhe kompanitë e bazuara në njohuri, aktive në fushën e energjisë elektrike dhe termocentraleve. Në këtë ekspozitë u prezantuan makinat dhe motoçikletat elektrike dhe karikuesit e tyre dhe motorët e makinave me konsum të ulët. Në këtë ekspozitë u prezantuan planet e kompanive të mëdha industriale të bazuara në njohuri, si dhe aktivitetet e kompanive të tjera aktive në fusha të ndryshme.Industria e çelikut dhe aftësitë e kompanive të bazuara në njohuri në këtë sektor si dhe në sektorin e industrive minerale si bakri ishte një tjetër pjesë e kësaj ekspozite.