Shkurt 01, 2024 07:48 Europe/Tirane
  • Nis Dhjetëditëshi i Faxhrit të Revolucionit Islamik të Iranit

Prej sot më 1 shkurt që përkon me 12 Bahmanin e kalendarit diellor, nis dhjetëditëshi i Faxhrit i fitores së revolucionit islamik.

45 vjet më parë në një ditë si kjo njëkohësisht me futjen historike të imam Khomeinit (ra) në Iran, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, në të gjithë Iranin nis dhjetëditëshi i Faxhrit kushtuar fitores së revolucionit islamik. Në këtë ditë imam Khomeini arriti në aeroportin e Mehr Abadit në Teheran. Ai në këtë aeroport mbërriti me një ceremoni të veçantë ku të gjitha zilet e shkollave, kambanat e kishave, buritë e trenave dhe të anijeve, ranë njëkohësisht. Populli iranian në këtë ditë viziton mauzoleun e imam Khomeinit(ra) dhe shpreh besnikërinë ndaj aspiratave të imamit. Përveç kësaj mauzoletë dhe varrezat e dëshmorëve mbushen me lule për përkujtimin dhe nderimin e tyre. Në të gjithë Iranin sot organizohen ceremoni të veçanta me rastin e futjes së imam Khomeinit në Teheran. Imam Khomeini (ra) pas 15 vite internim jashtë vendit, më 1 shkurt të vitit 1979 arriti në Teheran ku u prit ngrohtësisht nga i gjithë popullit iranian. 10 ditë më vonë, d.m.th. më 11 shkurt 1979, u shpall fitorja e revolucionit islamik. Periudha nga 1 deri më 11 shkurt në Iran është quajtur Dhjetëditëshi i Faxhrit i fitores së Revolucionit Islamik.

Tags