Raisi: Tre ishujt në Gjirin Persik janë pjesë e pandashme e Iranit
Presidenti iranian Ebrahim Raisi i ka përshkruar tre ishujt iranianë në Gjirin Persik si territor të pandashëm të vendit.
Presidenti Raisi i bëri komentet të enjten gjatë një vizite në provincën jugore Hormozgan.
Ai nënvizoi se dokumentet përfundimtare dhe historike kanë konfirmuar gjithmonë sovranitetin e Iranit mbi tre ishujt Abu Musa, Tunbi i Madh dhe Tunbi i Vogël në Gjirin Persik.
Duke iu referuar rolit konstruktiv të Iranit në rajon, presidenti Raisi theksoi se pozicioni i Iranit në rajon ka qenë gjithmonë ai i garantimit të sigurisë së qëndrueshme.
Duke falënderuar forcat e sigurisë së Iranit për krijimin e paqes së qëndrueshme në rajon, ai shtoi se prania e Republikës Islamike të Iranit në Gjirin Persik dhe në Detin e Omanit garanton sigurinë, ndërsa prania e të huajve kërcënon paqen rajonale.
Zyrtarët iranianë kanë theksuar vazhdimisht se tre ishujt në Gjirin Persik, janë pjesë integrale e vendit. Ishujt me vendndodhje strategjike janë afër ngushticës së Hormuzit, pika më e rëndësishme e kalimit të naftës në botë.
Ishujt kanë qenë historikisht pjesë e Iranit, prova e së cilës mund të gjendet dhe vërtetohet nga dokumente të panumërta historike, ligjore dhe gjeografike në Iran dhe pjesë të tjera të botës.
Megjithatë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ngritur vazhdimisht pretendime për këta ishuj.