Irani dhe Arabia Saudite theksojnë rritjen e lidhjeve të mbrojtjes
(last modified Tue, 06 Feb 2024 19:33:30 GMT )
Shkurt 06, 2024 20:33 Europe/Tirane
  • Irani dhe Arabia Saudite theksojnë rritjen e lidhjeve të mbrojtjes

Zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë dhe sauditë kanë zhvilluar bisedime mbi bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjeneral brigade Bahman Behmard, zëvendësshefi operativ në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Arabisë Saudite, gjenerali Fajad bin Hamed al-Ruvaili u takuan në Riad në margjinat e panairit ushtarak World Defense Show 2024.

Gjatë takimit, Gjeneral brigade Behmard theksoi aftësitë mbrojtëse dhe ushtarake të Iranit dhe shprehu gatishmërinë e vendit për të zhvilluar marrëdhëniet me Arabinë Saudite.

Ai e ftoi Ruvailin të vizitojë Teheranin dhe i dha atij një mesazh nga ministri iranian i Mbrojtjes drejtuar homologut të tij saudit.

Ruvaili, nga ana e tij, falënderoi delegacionin iranian për pjesëmarrjen në ekspozitë dhe theksoi nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit Teheran-Riad në fushën ushtarake dhe të mbrojtjes.