Shkurt 09, 2024 19:49 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian:  Izraeli dëshiron të mbysë Amerikën në kënetën e luftës

Ministri i Jashtëm i Iranit tha se regjimi izraelit po kërkon të mbysë Shtetet e Bashkuara në kënetën e luftës në rajonin e Azisë Perëndimore.

Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Hussein Amir Abdollahian, këtë të premte gjatë udhëtimit të tij në Liban dhe pas mbërritjes në aeroportin e Bejrutit tha: Pas 4 muajsh gjenocid në Gaza, sot shohim se Izraeli nuk ka arritur asnjë nga synimet e tij dhe ajo që kemi parë është arritja e  rezistencës së Palestinës, Libanit dhe rajonit. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se liderët e rezistencës në Palestinë dhe Liban luajtën me takt dhe guxim rolin e tyre parandalues ​​dhe efektiv, duke shtuar:  Amerika duhet të ndalojë menjëherë mbështetjen për regjimin gjenocidal dhe fëmijëvrasës të Izraelit. Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se Irani e konsideron sigurinë e Libanit si sigurinë e tij dhe të rajonit dhe theksoi: Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm rezistencën dhe Libanin. Amir Abdollahian në destinacionin e parë të udhëtimit të tij në rajon për t'u takuar dhe konsultuar me autoritetet dhe disa liderë të grupeve të rezistencës në rajon lidhur me ndërprerjen e plotë të krimeve të regjimit sionist kundër popullit të Gazës, heqjen e bllokadës, krijimin e kushteve të nevojshme për një armëpushim, ofrimin e ndihmës për banorët e Gazës dhe situatën gjatë periudhës së pasluftës shkoi në Bejrut. Kjo është vizita e tretë e ministrit të Jashtëm të Iranit në Liban që nga fillimi i agresionit sionist kundër Gazës në katër muajt e fundit.

Tags