Shkurt 10, 2024 19:55 Europe/Tirane
  • 22 Bahmani, përvjetori i fitores së Revolucionit Islamik iranian

Më 22 Bahman 1357 (11 shkurt 1979), revolucioni islamik i popullit iranian i udhëhequr nga Imam Khomeini (r.a) arriti pikën e tij të kthesës dhe më në fund betejat e popullit mysliman iranian u kurorëzuan me fitore dhe mbretëria 2500-vjeçare dhe tirania e regjimit Pahlavi për më shumë se 50 vjet në Iran u çrrënjos dhe me vullnetin e Zotit u krijua Republika Islamike e Iranit.

Përparimi i madh i Iranit në dimensione dhe aspekte të ndryshme politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe ushtarake në 4 dekadat e fundit është bërë i mundur nën hijen e fitores së Revolucionit Islamik dhe themelimit të Republikës Islamike. Në fakt, fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit më 22 Bahman 1357 konsiderohet një pikë kthese në historinë e disa mijëra viteve të Iranit. Ky revolucion ka shkaktuar ndryshime thelbësore në fusha të ndryshme të shoqërisë iraniane, duke përfshirë ndryshimet politike, sociale, kulturore dhe ekonomike.

Me rastin e 45 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, ditën e nesërme, e dielë 11 Shkurt 2024, populli i madh iranian do të manifestojë në të gjitha qytetet dhe fshatrat e vendit duke shprehur përkrahjen për aspiratat e larta të Revolucionit Islamik dhe vendosmërinë për të vazhduar ne rrugën e progresit, lirisë dhe pavarësisë së vendit.

 

Tags