Shkurt 11, 2024 09:09 Europe/Tirane
  • Fillon marshimi madhështor i 22 Bahmanit në të gjithë Iranin

Sot që në orët e para të mëngjesit në Teheran dhe në mbarë Iranin ka nisur Marshimi Madhështor i 22 Bahmanit 1402.

Sipas IRNA, sot (e diel) 22 Bahman 1402, që korrespondon me 11 shkurt 2024, është 45 vjetori i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Çdo vit, populli i Iranit Islamik me pjesëmarrjen e miliona njerëzve në marshimin madhështor të 22 Bahmanit rinovon besëlidhjen e tij me idealet e Revolucionit Islamik. Marshi i 45-vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit ka nisur sot, e dielë, në Teheran dhe në 1400 rrethe dhe qytete dhe më shumë se 35 mijë fshatra në Iranin Islamik. Folësi i ceremonisë së 22 Bahmanit në Teheran është Sejed Ebrahim Raisi, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit. Këtë ceremoni e përcjellin 7300 reporterë vendas dhe të huaj. Revolucioni Islamik i Iranit fitoi më 11 shkurt 1979 (22 Bahman 1357) nën udhëheqjen e Imam Khomeinit (RA), themeluesit të madh të Republikës Islamike të Iranit.

Tags