Shkurt 14, 2024 19:41 Europe/Tirane
  • Shefi i IRGC-së: Irani arrin fuqi të pashembullt detare

Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) ka nënvizuar aftësitë e sofistikuara të forcës elitare në luftërat detare dhe tha se IRGC nuk lë kurrë pa përgjigje asnjë agresion në tokën iraniane.

Gjeneralmajor Hossein Salami i bëri komentet të mërkurën në një ceremoni që shfaqte skafet dhe teknologjitë detare të IRGC-së në qytetin port jugor të Bushehrit.

Gjeneralmajor Hossein Salami vuri në dukje aftësitë detare të teknologjisë së lartë të Iranit dhe tha se ndërtimi i një marine të aftë për të neutralizuar kërcënimet e armikut është komponenti më i rëndësishëm i fuqisë parandaluese të një vendi, duke theksuar se një fuqi e fortë detare duhet të ketë diçka për të thënë përballë fuqive detare të botës.

Duke shprehur gatishmërinë e plotë të IRGC-së për luftërat detare, komandanti i lartë  iranian tha: "Ne jemi 100% gati dhe kemi arritur aftësitë për të luftuar luftërat nga larg".

Ai tha se IRGC ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në teknologjitë e luftës detare dhe lundrimin detar, duke shtuar se asnjë agresion nuk do të mbetet pa përgjigje.

“Lundimi detar në luftën detare duhet të jetë plotësisht i fortë dhe i dallueshëm. Në luftën detare, është një betejë teknologjish, aty ku jemi sulmuar, nuk kemi lënë asnjë agresion pa përgjigje dhe tash e tutje nuk do të lëmë asnjë pa përgjigje”, tha Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.

Marina e IRGC dhe Forca Ajrore e IRGC, të hënën për herë të parë, testuan një raketë balistike të klasit Zulfiqar nga një prej anijeve luftarake, e cila goditi me sukses objektivin e saj të caktuar në shkretëtirën Kavir në Iranin qendror.

Gjeneralmajor Hossein Salami tha se arritja e re kishte zgjeruar gamën e ndikimit dhe fuqisë detare të IRGC-së deri në çdo pikë të dëshiruar në botë. "Anijet tona luftarake në oqean mund të jenë të pranishme në çdo vend anembanë botës dhe kur ne mund të gjuajmë raketa prej tyre, nuk ka vend të sigurt për këdo që synon të krijojë pasiguri për ne."

 

Tags