Irani mohon dërgimin e armëve në Rusi
(last modified Fri, 23 Feb 2024 06:56:00 GMT )
Shkurt 23, 2024 07:56 Europe/Tirane
  • Irani mohon dërgimin e armëve në Rusi

Ministri i Jashtëm i Iranit dënoi fuqishëm akuzat e pabaza kundër Iranit në lidhje me përdorimin e armëve iraniane nga Rusia në luftën e Ukrainës dhe tha se përsëritja e akuzave të tilla të padokumentuara në këtë drejtim kishte arritur në një fazë të mërzitshme.

Duke iu referuar situatës aktuale në Gaza gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, të enjten (22 shkurt), ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian tha: “Ne nuk e konsiderojmë luftën si zgjidhje. Lufta në Gaza, në Bregun Perëndimor apo kudo tjetër në botë nuk është zgjidhje".

Më tej ai shtoi: “Përpjekjet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë për të zgjatur luftën në Jemen janë një gabim strategjik dhe jemenasit kanë treguar se nuk janë një popull indiferent ndaj luftës dhe se do të kenë pozicionin e tyre të pavarur".

Duke iu referuar marrëdhënieve Teheran-Budapest, Amir-Abdollahian përshëndeti vazhdimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrugën e duhur, duke saktësuar se në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Ekonomik u nënshkruan dy dokumente strategjike dhe një udhërrëfyes për bashkëpunim në fushën e bujqësisë.

Sa i përket luftës në Ukrainë, kryediplomati iranian nënvizoi qëndrimin e mbajtur nga të dyja palët në favor të një zgjidhjeje politike për t'i dhënë fund krizës.

“Ne hedhim poshtë edhe një herë akuzat e rreme se Rusia po përdor armë iraniane në luftën në Ukrainë; përsëritja e akuzave të tilla të pabaza ka arritur në një fazë të mërzitshme”, tha Amir-Abdollahian.

 

Tags