Mars 01, 2024 10:11 Europe/Tirane
  • Udhëheqësi Suprem i Revolucionit:

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik hodhi votën e tij në minutat e para të zgjedhjeve për mandatin e 12-të të Asamblesë Islamike (Parlamentit) të Iranit dhe mandatit e 6-të të Këshillit të Ekspertëve të Udhëheqjes dhe tha: "Sytë e shumë popujve dhe njerëzve me pozita politike në botë janë ngulur tek Irani".

Teksa po merrte pjesë në votime këtë mëngjes në Husejnijen Imam Khomeini (r.a.), Ajetullah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, iu drejtua popullit të Iranit: "Dijeni se sot sytë e shumë popujve dhe njerëzve me pozitë politike në botë janë të ngulur tek Irani, ndaj bëjini të lumtur miqtë tuaj dhe bëjini keqdashësit të zhgënjehen".

Gjithashtu, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit tha për ata që ende hezitojnë të marrin pjesë në zgjedhje: "Në kryerjen e punëve të mira nuk ka nevojë për istikhareh (këshillim tradicional fetar në rast mëdyshjeje)."

Ai iu lut Zotit të Lartësuar që dita e zgjedhjeve të jetë një ditë e bekuar për kombin iranian dhe që zgjedhjet të arrijnë rezultatet e dëshiruara dhe të përfundojnë në të mirë të kombit iranian.

Zgjedhjet e mandatit të 12-të të Asamblesë Islamike (Parlamentit) të Iranit dhe mandatit të 6-të të Këshillit të Ekspertëve të Udhëheqjes kanë filluar në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm, e premte, 1 mars 2024.

Ky raund votimi do të mbahet për të zgjedhur 290 anëtarë të Asamblesë Islamike (Parlamentit) të Iranit dhe 88 anëtarë të Këshillit të Ekspertëve të Udhëheqjes.

 

Tags