Ministrat e mbrojtjes të Iranit dhe Katarit takohen në Doha
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i155602-ministrat_e_mbrojtjes_të_iranit_dhe_katarit_takohen_në_doha
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Mohammad Reza Ashtiani, është takuar dhe ka zhvilluar bisedime me homologun e tij katariot Khalid bin Mohammad Al Attiyah në kryeqytetin e Katarit, Doha.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 04, 2024 20:03 Europe/Tirane
  • Ministrat e mbrojtjes të Iranit dhe Katarit takohen në Doha

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneral brigade Mohammad Reza Ashtiani, është takuar dhe ka zhvilluar bisedime me homologun e tij katariot Khalid bin Mohammad Al Attiyah në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Gjatë takimit të së hënës, të dy palët diskutuan për çështjet e lidhjeve të ndërsjella dhe mënyrat e zgjerimit dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe në sektorin e mbrojtjes.

Ashtiani ka udhëtuar në Katar për të marrë pjesë në edicionin e tetë të Ekspozitës dhe Konferencës Ndërkombëtare të Mbrojtjes Detare të Dohas (DIMDEX 2024).

DIMDEX është një platformë dinamike ku marrin pjesë vendimmarrësit kryesorë dhe liderët e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë detare.

Ministria e Mbrojtjes e Iranit është një nga pjesëmarrësit në këtë event ushtarak ndërkombëtar.

Në pavijonin e saj, Ministria e Mbrojtjes e Iranit ka shfaqur aftësitë dhe produktet e Iranit në industrinë e hapësirës ajrore, raketore, elektronike, telekomunikacionit, aviacionit dhe mbrojtjes.