Vajza gjeni iraniane zgjidhet koduesja më e mirë në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i155616-vajza_gjeni_iraniane_zgjidhet_koduesja_më_e_mirë_në_botë
Një vajzë gjeni nga Irani është zgjedhur koduesja më e mirë në botë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 05, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • Vajza gjeni iraniane zgjidhet koduesja më e mirë në botë

Një vajzë gjeni nga Irani është zgjedhur koduesja më e mirë në botë.

Sipas agjencisë së lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA), Golsa Shamsipour, vajza gjeni nga Irani, u bë koduesja më e mirë në botë në konkursin "Scratch Junior", një gjuhë programimi kompjuterik për fëmijët e vegjël. Golsa Shamsipur, nxënëse e klasës së tretë të shkollës fillore në Shahrekord, mori pjesë në garat botërore Ikcc Cup në grupmoshën 7 dhe 8 vjeç, e cila u mbajt online nga Rumania me praninë e 917 pjesëmarrësve nga 787 shkolla në 52 shtete të botës. Në këtë garë ajo u zgjodh koduesja më e mirë në botë. Kodimi është një term i përgjithshëm për gjuhën e programit kompjuterik që përdoret në dy kuptime të përgjithshme. Në kuptimin e parë, nënkupton kodin burimor të programit, domethënë kode të lexueshme nga njeriu, që përdoren nga një programues në një gjuhë programimi.  Në kuptimin e dytë, do të thotë një kod ekzekutes, domethënë komanda programi që janë konvertuar nga formati i kodit burimor në një format që mund të kuptohet nga një kompjuter.