Mars 12, 2024 10:10 Europe/Tirane
  • Amir-Abdullahian: Palestina është në krye të prioriteteve të botës islame

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, në një mesazh, duke uruar për ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, çështjen e Palestinës e cilësoi si një nga prioritetet e botës islame.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, në mesazhin e Hossein Amir-Abdollahianit thuhet: "Zhvillimet në Gaza treguan se çështja e Palestinës është çështje e përbashkët e myslimanëve dhe është në krye të prioriteteve të botës islame".

Më tej, Amir-Abdullahian shtoi: "Muaji i shenjtë i Ramazanit mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për vendet islame që të ndërmarrin një iniciativë efektive për të ndaluar gjenocidin dhe krimet e luftës së regjimit të aparteidit sionist në Gaza, në dritën e unitetit dhe konvergjencës gjithëpërfshirëse".

Në fund të këtij mesazhi, Hossein Amir-Abdullahian e cilësoi Rezistencën dhe popullin palestinez si fituesit kryesorë të kësaj fushe.

Sot, të martën, është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit në Iran.

Vende të tilla si Arabia Saudite, Katari, Siria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Afganistani, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe sunitët e Irakut dhe të Libanit shpallën ditën e parë të Ramazanit të hënën. Ndërsa Indonezia, Malajzia, Australia, Brunei, Singapori, shiitët e Iraku dhe ata të Libanit, e shpallën të marten si ditën e parë Ramazanit.

 

Tags