Mars 17, 2024 20:16 Europe/Tirane
  • Marrëveshje mes Iranit dhe Kinës për bashkëpunim mjedisor

Kreu i organizatës së mbrojtjes së mjedisit të Iranit dhe ministri i ekologjisë dhe mjedisit i qeverisë kineze shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin mes dy vendeve në fushat mjedisore.

Sipas IRNA, Ali Selajgeh, nënkryetari dhe kreu i Organizatës për Mbrojtjen e Mjedisit të Republikës Islamike të Iranit, në një takim me Raniko Huanek, Ministrin e Ekologjisë dhe Mjedisit të Qeverisë Kineze, takim që u m bajt në margjinat e Forumit të 6-të botëror të Mjedisit tha: Formimi i grupeve të specializuara të punës dhe përgatitja e një grafiku kohor duke paraqitur veprime ekzekutive, mund të përcaktojë një rrugë të përshtatshme për Iranin dhe Kinën për bashkëpunimin e ardhshëm në mënyrë të specifikuar. Selajgeh gjithashtu vuri në dukje qasjen e qeverisë iraniane në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me qeverinë kineze dhe Hartën e Rrugës së Mëndafshit dhe planin e bashkëpunimit strategjik 25-vjeçar e vlerësoi si shumë të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Raniko Huanek, Ministër i Ekologjisë dhe Mjedisit e Kinës, duke iu referuar marrëveshjes së përbashkët për mbrojtjen e mjedisit midis qeverisë së Republikës Islamike të Iranit dhe qeverisë së Kinës në vitin 2012, vlerësoi veprimet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve duke i cilësuar si të përshtatshme dhe një bazë e mirë për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Në këtë takim u vendos që të kryhen konsultime të nevojshme për formimin e grupeve të specializuara të punës dhe identifikimin e fushave të bashkëpunimit dhe rishikimin, vlerësimin dhe diagnostikimin e masave të mëparshme, si dhe të planifikohen dhe organizohen takime ekspertësh për të shkëmbyer përvojat e të dy vendeve. "Ali Selajgeh", nënkryetar dhe kreu i Organizatës së Mbrojtjes së Mjedisit të Iranit, ka udhëtuar në Kenia në përputhje me diplomacinë aktive mjedisore të qeverisë iraniane dhe për të marrë pjesë në Forumin e 6-të Botëror të Mjedisit. Ky samit, në të cilin janë të pranishëm anëtarë të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), do të mbahet këtë vit në Nairobi, kryeqyteti i Kenisë, me pjesëmarrjen e më shumë se 180 vendeve.

Tags