Hanieh vjen sot në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i156278-hanieh_vjen_sot_në_teheran
Ismail Hanieh, kreu i zyrës politike të lëvizjes Hamas, do të udhëtojë sot në Teheran dhe do të mbajë një konferencë shtypi pas takimit me ministrin e jashtëm të Iranit.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Mars 26, 2024 08:33 Europe/Tirane
  • Hanieh vjen sot në Teheran

Ismail Hanieh, kreu i zyrës politike të lëvizjes Hamas, do të udhëtojë sot në Teheran dhe do të mbajë një konferencë shtypi pas takimit me ministrin e jashtëm të Iranit.

Burimet e lajmeve raportuan se Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të lëvizjes Hamas, të martën do të udhëtojë në Teheran. Sipas këtij raporti, Hanieh do të takohet në Teheran me ministrin e Jashtëm të Iranit Hussein Amir Abdollahian dhe më pas do të mbajë një konferencë për shtyp. Vizita e Haniyeh në Teheran bëhet pas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me armëpushimin e menjëhershëm në Rripin e Gazës.  Këshilli i Sigurimit i OKB-së të hënën në mbrëmje miratoi një rezolutë për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Amerika kishte kërcënuar se do ta refuzonte këtë rezolutë nëse teksti i projekt-rezolutës nuk modifikohet dhe formulimi i armëpushimit të përhershëm nuk ndryshohet.