Mars 27, 2024 19:53 Europe/Tirane
  • Irani rinovon kontratën e eksportit të gazit me Irakun

Irani dhe Iraku kanë rinovuar një kontratë për furnizimin me gaz natyror nga Irani në termocentralet irakiane, sipas një njoftimi të Ministrisë iraniane të Naftës.

Shërbimi për shtyp i Ministrisë së Naftës të Iranit, Shana, tha të mërkurën se zgjatja pesëvjeçare e marrëveshjes së furnizimit me gaz midis Iranit dhe Irakut u nënshkrua më herët gjatë ditës në kryeqytetin irakian Bagdad.

Marrëveshja u nënshkrua midis Maxhid Chegeni, i cili shërben si CEO i Kompanisë Kombëtare Iraniane të Gazit (NIGC) dhe Ministrit të Energjisë Elektrike të Irakut, Ziyad Ali Fadel, thuhet në raport.

Irani ka furnizuar Irakun me gaz natyror për 10 vitet e fundit sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në korrik 2013.

Furnizimi u rrit në afro 50 milionë metra kub gaz në ditë në muajt e fundit pasi Iraku shleu një pjesë të borxheve që kishte ndaj NIGC.

Iraku mbështetet në furnizimin me gaz dhe energji elektrike nga Irani për gati një të katërtën e prodhimit të tij të energjisë.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA tha në një raport duke cituar Ministrinë e Naftës se kontrata e furnizimit me gaz e nënshkruar me Irakun ofron mundësi të ndryshme pagese për vendin arab.

 

Tags