Seksioni Konsullor i Ambasadës iraniane në Damask është sulmuar me raketa
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i156456-seksioni_konsullor_i_ambasadës_iraniane_në_damask_është_sulmuar_me_raketa
Seksioni Konsullor i Ambasadës iraniane në kryeqytetin sirian Damask është goditur me raketa, me raportime të menjëhershme për viktima si rezultat i aktit të agresionit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 01, 2024 15:54 Europe/Tirane
  • Seksioni Konsullor i Ambasadës iraniane në Damask është sulmuar me raketa

Seksioni Konsullor i Ambasadës iraniane në kryeqytetin sirian Damask është goditur me raketa, me raportime të menjëhershme për viktima si rezultat i aktit të agresionit.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, tha se sulmet u kryen të hënën pasdite nga armiku izraelit dhe kishin në shënjestër lagjen Mezzeh në Damask.

“Armiku izraelit nisi një agresion ajror nga drejtimi i Golanit të okupuar sirian, duke synuar ndërtesën e konsullatës iraniane në Damask”, tha SANA, duke cituar një burim ushtarak.

“Njësitë tona të mbrojtjes ajrore iu përgjigjën raketave të agresorit dhe rrëzuan disa prej tyre. Agresioni çoi në shkatërrimin e të gjithë ndërtesës dhe në martirizimin dhe plagosjen e të gjithëve atyre që ndodheshin brenda dhe po punohet për nxjerrjen e trupave”.

SANA, duke cituar një nga korrespondentët e saj, tha se agresioni izraelit shkaktoi gjithashtu shkatërrime të mëdha në "ndërtesat fqinje".

Ndërkohë, ministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad ka vizituar ambasadën e Iranit pas sulmit me raketa.

Duke dënuar agresionin izraelit, Mekdad tha: "Entiteti pushtues izraelit nuk do të jetë në gjendje të ndikojë në marrëdhëniet midis Iranit dhe Sirisë".