Prill 04, 2024 11:51 Europe/Tirane
  • Zijad al-Nakhaleh: Rezistenca qëndron me forcë përballë regjimit sionist

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes palestineze Xhihadi Islamik, në një takim me këshilltarin e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik për Çështjet Ndërkombëtare, tha: "Izraeli nuk ka arritur asnjë nga qëllimet e tij në luftën e Gazës dhe Rezistenca po qëndron fuqishëm kundër regjimit sionist dhe mbështetësve të tij".

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Ali Akbar Velayati, këshilltari për çështjet ndërkombëtare i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, në një takim me Zijad al-Nakhaleh, sekretarin e përgjithshëm të lëvizjes palestineze Xhihadi Islamik, vlerësoi përpjekjet dhe qëndrimin e forcave të Rezistencës kundër regjimit sionist dhe tha: "Palestina, si çështja e parë dhe më e rëndësishme e botës islame, me një popull të madh, trim e të fuqishëm, së shpejti do të fitojë".

Këshilltari i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik për çështjet ndërkombëtare theksoi: "Gaza i shkatërroi të gjitha planet e sionistëve dhe të perëndimorëve, veçanërisht ato të sponsorit kryesor të këtyre krimeve, SHBA-ve, të cilët martirizuan dhe plagosën dhjetëra mijëra njerëz të shtypur të Gazës dhe të Palestinë para syve të botës dhe heshtjes së pretenduesve të të drejtave të njeriut".

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes palestineze të Xhihadit Islamik duke vënë në dukje se Izraeli nuk ka arritur asnjë nga qëllimet e tij dhe se Rezistenca do të vazhdojë rrugën e saj me forcë, tha: "Sot, Rezistenca qëndron e fortë kundër regjimit pushtues sionist dhe mbështetësve të tij duke i prishur të gjitha planet tyre; dhe kjo është një nga bekimet e Revolucionit Islamik të Iranit".

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes palestineze Xhihadi Islamik shtoi: "Fuqitë si Jemeni, Palestina, Iraku dhe Siria janë formuar me bosht Iranin. Boshti i Rezistencës po forcohet çdo ditë e më shumë dhe ky bosht do të fitojë".

 

Tags