Mbajtja e marshimit të Ditës së Kodsit në të gjithë Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i156578-mbajtja_e_marshimit_të_ditës_së_kodsit_në_të_gjithë_iranin
Marshi i Ditës Botërore të Kodsit do të mbahet sot me praninë e grupeve të ndryshme të njerëzve dhe zyrtarëve në mbarë Iranin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 05, 2024 08:03 Europe/Tirane
  • Mbajtja e marshimit të Ditës së Kodsit në të gjithë Iranin

Marshi i Ditës Botërore të Kodsit do të mbahet sot me praninë e grupeve të ndryshme të njerëzve dhe zyrtarëve në mbarë Iranin.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, marshimi i sotëm do të mbahet në më shumë se 2 mijë vende në Iran dhe njerëzit do të marshojnë nga xhamitë dhe sheshet kryesore të qyteteve dhe fshatrave anembanë vendit drejt vendit ku do të falet namazi i xhumasë. Fjalues i kësaj ceremonie në Teheran do të jetë gjeneral Husein Salami, Komandanti i Përgjithshëm i IRGC-së. Slogani i marshimit të Ditës së Kodsit të këtij viti është "Dita e Kudsit, nga stuhia e Al-Aksa në stuhinë e Al-Ahrar". Njëkohësisht me marshin e sotëm, trupat e shenjtë të dëshmorëve të çmuar të Konsullatës iraniane në Damask do të shoqërohen në Teheran dhe më pas trupat do të transferohen në vendlindjet e tyre. Gjatë ditëve të kaluara partitë dhe organizatat politike, krerët e forcave, organizatat akademike, personalitete dhe institucione të ndryshme kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në marshimin e Ditës së Kodsit dhe kanë ftuar opinionin e gjerë të marrin pjesë me entuziazëm në këtë eveniment. Me rastin e Ditës Botërore të Kodsit, çdo vit të premten e fundit të Ramazanit mbahet një marshim në Iran dhe vende të tjera të botës.