Prill 05, 2024 13:51 Europe/Tirane

Ceremonia e marshimit të Ditës Ndërkombëtare të Kodsit ka nisur në të gjithë Iranin.

E premtja e sotme, 5 prill 2024, e cila përkon me ditën e 25-të të Ramazanit , është Dita Botërore e Kodsit. E premtja e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit është emëruar Dita Ndërkombëtare e Kodsit me iniciativën e Imam Khomeinit, themeluesit të madh të Republikës Islamike të Iranit. Pas emërtimit të së premtes së fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit si Dita Ndërkombëtare e Kodsit, umeti mysliman e shikon çështjen palestineze si një domosdoshmëri për të mbështetur kombet e shtypura. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, ceremonia e marshimit të Ditës Botërore të Kodsit ka nisur në të gjithë Iranin. Kjo ceremoni filloi zyrtarisht në orën 10 të kësaj të premteje në Teheran dhe qytete të tjera. Në Teheran, njerëzit marshojnë drejt Universitetit të Teheranit përmes dhjetë rrugëve. Në të njëjtën kohë, trupave të dëshmorëve të sulmit të regjimit sionist ndaj ndërtesës konsullore të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Siri do t’u kryhen homazhet në sheshin Ferdowsi në Teheran. Këshilli Koordinues Islamik ka shpallur sloganin e  sivjetshëm të Ditës së Kodsit si “Dita e Kudsit, nga stuhia e Al-Aksasë në stuhinë e Al-Ahrar”.

 

Tags