Prill 06, 2024 21:00 Europe/Tirane
  • Izraeli është i frikësuar nga reagimi i Iranit ndaj sulmit në Siri

Ambasadori iranian në Siri Hossein Akbari tha se regjimi izraelit është thellësisht i frikësuar nga hakmarrja e Republikës Islamike për sulmin izraelit ndaj objekteve diplomatike të Iranit në Siri.

Gjatë një ceremonie për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kudsit në ambasadën iraniane në Damask, Akbari tha se Irani ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke paraqitur një ankesë për sulmin izraelit në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Siri.

“Duke pasur parasysh dështimin e Këshillit të Sigurimit për të marrë masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e krimeve të tilla të tmerrshme nga regjimi sionist, Irani rezervon të drejtën të përgjigjet”, tha ai.

“Ne paralajmërojmë anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe të Kombeve të Bashkuara që të mos heshtin përballë këtyre krimeve dhe të përmbushin detyrimin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, shtoi Akbari.

Ambasadori iranian në Damask tha se pasi Irani u zotua të jepte një përgjigje vendimtare ndaj agresionit të fundit, regjimi izraelit kaloi në gjendje paniku dhe filloi të grumbullonte gjeneratorë, ushqime dhe ilaçe në zona më të sigurta.

"Kjo tregon se ata janë thellësisht të frikësuar nga hakmarrja e Iranit," tha ai.

 

Tags