Prill 06, 2024 21:02 Europe/Tirane
  • Sulmi i Izraelit ndaj konsullatës iraniane në Siri ishte vetëvrasje

Komandanti ushtarak iranian i rangut më të lartë tha se agresioni i fundit izraelit në objektet diplomatike iraniane në kryeqytetin sirian Damask përbën marrëzi dhe vetëvrasje të regjimit sionist.

Gjeneralmajor Mohammad Bakeri, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, e bëri deklaratën të shtunën teksa po fliste në ceremoninë e varrimit të gjeneralmajor Mohammad Reza Zahedi në qytetin iranian Isfahan.

“Sulmi i fundit me raketa ndaj ndërtesës së konsullatës iraniane në Damask, si një seli me imunitet ndërkombëtar, është një lloj çmendurie dhe përbën vetëvrasjen e regjimit sionist”, tha Gjeneralmajor Bakeri.

Duke theksuar se agresioni izraelit në konsullatën iraniane erdhi si rezultat i dëshpërimit të regjimit sionist, ai shtoi: "Ne do ta ndëshkojmë armikun me ndihmën e burrave tanë trima dhe me siguri do të hakmerremi".

Zyrtari më i lartë ushtarak i Iranit nënvizoi se, "Ne kemi mësuar nga komandantët tanë të mëdhenj që të përcaktojmë vetë kohën, llojin dhe planin e operacioneve dhe kjo do të bëhet në kohën e duhur dhe me dëmtimin maksimal të armikut".

Shefi i shtabit të Forcave të Armatosura iraniane paralajmëroi gjithashtu se përgjegjësia kryesore për sulmin është e SHBA-së dhe Uashingtoni duhet të mbajë përgjegjësi.

Ai tha se regjimi izraelit synonte të dominonte rajonin e Azisë Perëndimore, por entiteti pushtues sionist aktualisht po dëshmon kolapsin e tij pasi Forca Kuds si dhe popujt në zona të ndryshme të botës islame, duke përfshirë Palestinën, Libanin, Irakun, Jemenin, Sirinë dhe Iranin kanë bashkuar duart për të penguar Izraelin.

 

Tags