Rifillon aktiviteti i seksionit konsullor të Iranit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i156648-rifillon_aktiviteti_i_seksionit_konsullor_të_iranit_në_siri
Seksioni konsullor i Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Siri rifilloi aktivitetin e tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 07, 2024 09:05 Europe/Tirane
  • Rifillon aktiviteti i seksionit konsullor të Iranit në Siri

Seksioni konsullor i Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Siri rifilloi aktivitetin e tij.

Sipas IRNA; Ndërtesa e re e seksionit konsullor të ambasadës iraniane konsiderohet të jetë ngjitur me ndërtesën e mëparshme, e cila të shtunën rifilloi punën pas një ndalese katër ditore. Seksioni konsullor është një nga ndërtesat dytësore të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, e cila u shkatërrua të hënën e kaluar për shkak të një sulmi të paprecedentë raketor nga armiku sionist. Gjatë këtij akti terrorist ranë dëshmorë 13 persona, mes të cilëve dy gjeneralë iranianë. Aktiviteti konsullor i Iranit në Siri rifilloi në një periudhë të shkurtër kohore, gjë që u mirëprit nga vendasit. Sulmi brutal në ndërtesën e ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask u dënua gjerësisht nga qeveria dhe qarqet publike të këtij vendi.