Sot; Dita kombëtare e teknologjisë bërthamore në Iran
Sot, e hënë 8 prill 2024, është Dita Kombëtare e Teknologjisë Bërthamore në Iran ditë që u përcaktua në shenjë mirënjohjeje ndaj përpjekjeve krenare të shkencëtarëve bërthamorë të Iranit në përfundimin e ciklit të prodhimit të karburantit bërthamor.
Në një ditë si kjo në vitin 2006, shkencëtarët iranianë arritën ciklin e plotë të prodhimit të karburantit bërthamor në shkallë laboratorike. Duke njoftuar suksesin e shkencëtarëve dhe specialistëve iranianë në arritjen e teknologjisë së pasurimit të uraniumit dhe duke nisur zinxhirin e plotë të pasurimit duke përdorur centrifuga të prodhuara nga Irani, në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Republika Islamike e Iranit u rendit ndër vendet që kanë teknologjinë për pasurimin e uraniumit në fushën e veprimtarive paqësore. Sot, Irani me krenari ka shkallën më të lartë të rritjes në prodhimin e shkencës dhe në fusha të tilla si prodhimi dhe përdorimi i qelizave staminale, nanoteknologjia dhe në prodhimin e llojeve të ndryshme të radio-medikamenteve duke përdorur njohuri bërthamore. Në fushën e njohurive bërthamore, një pjesë e konsiderueshme e nevojave farmaceutike të qendrave mjekësore dhe shëndetësore të vendit, tashmë sigurohen duke zgjeruar prodhimin dhe shërbimet që lidhen me sektorin e mjekësisë bërthamore.