Prill 09, 2024 09:22 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm iranian: Regjimi sionist do të ndëshkohet

Ministri i Jashtëm i Iranit tha se qeveria amerikane është përgjegjëse për sulmin terrorist nga regjimi gjenocidal izraelit në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Siri dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi ndërkohë që regjimi sionist gjithashtu do të ndëshkohet.

Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian, të hënën në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm sirian Faisal Moqdad në Damask shtoi se krimi i luftës i regjimit pushtues sionist i cili në sulmin ndaj seksionit konsullor të ambasadës iraniane në Damask përdori raketat e prodhuara nga SHBA përbën shkelje të re të ligjit ndërkombëtar dhe të imunitetit të individëve dhe vendeve diplomatike në botë dhe sigurisht që regjimi gjenocidal sionist do të ndëshkohet. Amir Abdollahian shtoi se mos dakordimi i Shteteve të Bashkuara dhe dy vendet evropiane për të lëshuar një deklaratë që dënon shkeljen e Konventave të Vjenës dhe sulmin e regjimit të rremë sionist ndaj ambasadës iraniane në Damask është një shenjë e dritës jeshile të Shteteve të Bashkuara për regjimin kriminel sionist që të kryejë krime të tilla dhe për këtë arsye Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të mbajnë përgjegjësi për sjelljen dhe mbështetjen e tyre ndaj krimeve të regjimit uzurpues sionist. Amir Abdollahian ka thënë:  Ne e konsiderojmë sigurinë e Sirisë si sigurinë e rajonit dhe vazhdojmë përpjekjet tona për të ndaluar krimet e luftës në Bregun Perëndimor, gjenocidin në Gaza, dërgimin e ndihmave urgjente humanitare në Gaza dhe ndalimin e shpërnguljes së banorëve të Bregut Perëndimor dhe Gazës.  “Faisal Miqdad” nga ana e tij tha se regjimi gjenocidal i Izraelit bazohet në urrejtje, mëri dhe agresion, një regjim që ka kryer çdo lloj krimi në sulmin kundër rripit të Gazës. Të hënën më 1 prill 2024, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan me disa raketa seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask. Si rezultat i këtij agresioni, trembëdhjetë persona, përfshirë shtatë anëtarë të forcave diplomatike dhe ushtarake të Iranit, ranë dëshmorë. Të hënën, ministri i Jashtëm i Iranit mbërriti në Damask, kryeqyteti i Sirisë, në destinacionin e dytë të udhëtimit të tij rajonal. Gjatë kësaj vizite në kuadër të programit të tij të punës, ai u takua dhe bisedoi me ministrin e Jashtëm Faisal Moqdad dhe presidentin sirian Bashar al-Assad.

Tags