Prill 10, 2024 09:04 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian uron myslimanët e botës për festën e Fitër Bajramit

Në një mesazh, presidenti ka uruar të gjithë myslimanët e botës për ardhjen e Fitër Bajramit, veçanërisht popullin besimtar dhe të devotshëm ndaj Liderit Suprem të Iranit Islamik dhe i ka kërkuar Zotit të Madhëruar t’i japë popullit të Iranit lumturi në të gjitha fushat.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Sejed Ibrahim Raisi në një mesazh duke uruar ardhjen e Fitër Bajramit ka thënë: Në këtë ditë të bekuar, i kërkoj Zotit të madh shpëtimin dhe fitoren për të gjithë myslimanët e botës, veçanërisht popullin e shtypur të Gazës dhe Palestinës, të cilët janë ende në shënjestër të shtypjes dhe dhunës nga regjimi uzurpues sionist. Raisi u shpreh: Sot, mbështetja e rezistencës palestineze, veçanërisht e vëllezërve dhe motrave që janë në ballë të luftës kundër pushtimit dhe krimit në Gaza, nuk është vetëm një detyrë fetare për myslimanët, por një detyrë njerëzore, morale dhe e ndërgjegjshme për njerëzimin. Presidenti shtoi: Shpresoj që me bekimin e udhëzimeve dhe virtyteve të muajit të shenjtë të Ramazanit, të jemi dëshmitarë të përdorimit të të gjitha kapaciteteve të disponueshme dhe të mundshme për të mbrojtur të popullin e shtypur të Palestinës dhe të ndërmarrim hapa efektiv dhe praktik për të ndalur krimet e sionistëve dhe për të reduktuar vuajtjet e kombit të përvuajtur palestinez.

Tags