Prill 10, 2024 09:04 Europe/Tirane
  • Namazi i Fitër Bajramit me në krye Liderin Suprem të Revolucionit Islamik

Në të njëjtën kohë me faljen madhështore të namazit të Fitër Bajramit në të gjithë vendin, mijëra besimtarë të Teheranit këtë mëngjes falën namazin e Fitër Bajramit nën udhëheqjen dhe drejtimin e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik në xhaminë e Imam Khomeinit (Zoti e mëshiroftë).

Sipas “Isna”, namazi i Fitër Bajramit këtë vit u mbajt me një pjesëmarrje të madhe dhe entuziaste të besimtarëve, nën udhëheqjen e Liderit Suprem të Revolucionit, Ajetullah Khamenei. Në namaz ishin të pranishëm shtresa të ndryshme të shoqërisë, personalitete ushtarake dhe kombëtare. Me këtë rast Lideri i Revolucionit Islamik do të mbajë një fjalim për besimtarët pas faljes së namazit. Populli i bashkuar dhe besimtar i Iranit Islamik, sot feston një muaj agjërim dhe adhurim ndaj Zotit Fuqiplotë, me një manisfestim shkëlqyes në të gjithë vendin duke kërkuar më të mirën nga Zoti i Madhërishëm. Namazi i Fitër Bajramit i këtij viti, i cili përkoi me krimet e regjimit sionist kundër popullit palestinez në Gaza dhe martirizimin e këshilltarëve të Iranit në Siri nga regjimi sionist, bëri që njerëzit të tregojnë solidaritet të zjarrtë në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit Islamik në Namazin e Fitër Bajramit.

Tags