Prill 14, 2024 15:37 Europe/Tirane
  • Komandanti i Gardës së Revolucionit Islamik: Paralajmëron regjimin pushtues sionist

Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi: "Regjimi sionist në çdo vend që kryen ndonjë sulm ndaj interesave, pasurive, personaliteteve dhe qytetarëve iranianë, do të përballet me sulme reciproke nga territori i Republikës Islamike të Iranit".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, duke dhënë detaje në lidhjeme sulmin me raketa dhe me dron ndaj regjimit pushtues sionist, deklaroi: "Në kuadër të këtij operacioni janë goditur dhe sulmuar objektiva të caktuara dhe në përputhje me përmasat e agresionit të regjimit pushtues sionist". 
Gjeneral Salami shtoi: "Operacioni i kryer me raketa dhe dronë nga Irani ndaj regjimit pushtues sionist ishte i kufizuar vetëm ndaj atyre sektoreve dhe bazave të cilat i ka përdorur regjimi pushtues sionist për të kryer agresionin ndaj ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask të Sirisë dhe martirizimin e komandantëve tanë". 
Gjeneral Husejn Salami duke theksuar se ky operacion është kryer me një sukses më të madh se sa që pritej, deklaroi: "Deri në këtë çast akoma nuk kemi informacione të plota në lidhje me përmasat e të gjitha goditjeve, mirëpo raporte të sakta dhe të dokumentuara nga terreni tregojnë se ky operacion është kryer me suksese më të mëdha se sa që pritej". 
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në fund ka paralajmëruar regjimin pushtues sionist që të heq dorë nga sjelljet e kaluara dhe nëse do të kryen ndonjë veprim tjetër agresor, atëherë kundërpërgjigja e Iranit do të jetë shumë më e madhe dhe më e ashpër. 
Vlen të theksohet se dhjetë ditë pas sulmit agresor dhe terrorist të regjimit sionist ndaj zyrës konsullore të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask që konsiderohet agresion ndaj territorit të Iranit dhe si pasojë u martirizuan shtatë konsultues dhe instruktorë iranianë si dhe pasi që Bashkësia Ndërkombëtare nuk reagoi ndaj këtij veprimi të paligjshëm, në orët e para të ditës së diele më 14 prill 2024, Garda e Revolucionit Islamik të Iranit duke lëshuar dronë dhe raketa në drejtim të territoreve të pushtuara, ka ndërmarrë masa për ndëshkimin e këtij regjimi agresor. Mediat izraelite dhe amerikane që nga orët e para janë mobilizuar për të zvogëluar sasinë e shkatërrimeve dhe përmasat e dëmeve të shkaktuara në territoret e pushtuara si pasojë e kësaj kundërpërgjigje të Iranit, mirëpo pamjet e publikuar nga momentet e goditjes së raketave dhe dronëve në qendrat e rëndësishme ushtarake të regjimit sionist, pasqyrojnë qartë një të realitet tjetër.Zyra përfaqësuese e Republikës Islamike të Iranit në OKB gjithashtu ka deklaruar: "Veprimi ushtarake i Iranit është në bazë të paragrafit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me mbrojtjen e ligjshme në kundërpërgjigje ndaj agresionit të regjimit sionist ndaj qendrave diplomatike të Iranit në Damask".

Tags