Prill 22, 2024 12:01 Europe/Tirane
  • Amir-Abdollahian: Evropianët duhet të ndalojnë shitjen e armëve për regjimin izraelit

Në një bisedë telefonike mbrëmë me homologen e tij finlandeze, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit e quajti rrënjën e krizës në rajon në agresionin dhe krimet e regjimit sionist në Gaza dhe theksoi domosdoshmërinë e ndalimit të menjëhershëm të shitjeve të armëve nga disa qeveri evropiane për këtë regjim.

Hossein Amir-Abdollahian, në një telefonatë mbrëmë me znj. Elina Waltonen, ministren e Jashtme të Finlandës, duke theksuar se Irani nuk po kërkon tension në rajon, e quajti rrënjën e krizës në rajon në agresionet dhe krimet e të regjimit sionist në Gaza dhe theksoi: "Të gjithë duhet të përpiqen për të ndaluar menjëherë luftën në Gaza".

Më tej, ai shtoi: "Në këtë aspekt, disa qeveri evropiane, në mënyrë që të ndihmojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe të ndalojnë luftën në Gaza, duhet të ndalojnë menjëherë shitjen e armëve për regjimin agresor dhe pushtues izraelit, armë të cilat përdoren për të vrarë gra dhe fëmijë palestinezë".

Në këtë bisedë telefonike, ministrja e Jashtme e Finlandës, zonja Elina Waltonen u shpreh gjithashtu: "Vazhdimi i tensionit në Lindjen e Mesme nuk është në interesin e askujt. Ne dënojmë çdo veprim që synon rritjen e tensionit në rajon dhe jemi shumë të shqetësuar për vazhdimin e këtyre tensioneve, sepse besojmë se çdolloj vazhdimi i tensionit mund të rrisë mundësinë e vrasjes së civilëve".

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës kërkoi gjithashtu nga të gjitha palët dhe aktorët që të shmangin çdo përshkallëzim të tensionit në rajon.

Në fund, palët kërkuan sërish nxitjen dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

 

 

Tags