Irani planifikon të ndërtojë më shumë centrale bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i157218-irani_planifikon_të_ndërtojë_më_shumë_centrale_bërthamore
Kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI) njoftoi se Irani planifikon të ndërtojë më shumë centrale bërthamore dhe të rrisë kapacitetin e prodhimit të energjisë si pjesë e politikës së tij kombëtare të sigurisë energjitike.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 23, 2024 20:49 Europe/Tirane
  • Irani planifikon të ndërtojë më shumë centrale bërthamore

Kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI) njoftoi se Irani planifikon të ndërtojë më shumë centrale bërthamore dhe të rrisë kapacitetin e prodhimit të energjisë si pjesë e politikës së tij kombëtare të sigurisë energjitike.

Duke folur gjatë një vizite në fazën e parë të centralit bërthamor të Bushehrit në jug të Iranit , Mohammad Eslami tha se ky central ka arritur të prodhojë një sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike gjatë viteve të fundit.

“Centrali bërthamor i Bushehrit ka prodhuar energji elektrike për dhjetë vjet dhe gjatë kësaj periudhe, prodhimi i tij i energjisë elektrike tejkaloi shifrën 63 miliardë kWh,” tha ai.

Ai shtoi se prodhimi i një sasie kaq të madhe të energjisë elektrike bërthamore i kishte kursyer vendit 103 milionë fuçi naftë bruto, ekuivalente me më shumë se 8 miliardë dollarë në konsumin e karburantit fosil.

“Ne kemi ndërmarrë hapa thelbësorë për të rritur numrin e centraleve tona bërthamore”, shtoi kreu i AEOI.