Marina iraniane garantuese e sigurisë ekonomike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i157452-marina_iraniane_garantuese_e_sigurisë_ekonomike_të_iranit
Komandanti i Marinës së Republikës Islamike të Iranit tha se flotiljet e kësaj force kanë garantuar sigurinë e arteries ekonomike të vendit duke shoqëruar anijet tregtare dhe cisternat e naftës në ujërat e largëta ndërkombëtare.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 30, 2024 09:16 Europe/Tirane
  • Marina iraniane garantuese e sigurisë ekonomike të Iranit

Komandanti i Marinës së Republikës Islamike të Iranit tha se flotiljet e kësaj force kanë garantuar sigurinë e arteries ekonomike të vendit duke shoqëruar anijet tregtare dhe cisternat e naftës në ujërat e largëta ndërkombëtare.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, admiral Shahram Irani, Komandanti i Marinës së Republikës Islamike të Iranit, të hënën në festivalin kulturor dhe artistik të Ditës Kombëtare të Gjirit Persik, shpjegoi trimërinë e luftëtarëve islamikë gjatë tetë viteve të mbrojtjes së shenjtë dhe u tha studentëve të akademisë ushtarake se për marinën, Gjiri Persik është i shenjtë dhe fuqia e Iranit sot i detyrohet gjakut të dëshmorëve te cilët në atë moment historik luftuan fuqishëm dhe të gjithëve u treguan fuqinë e Iranit Islamik.  Komandanti i Marinës së Republikës Islamike të Iranit, duke iu referuar epopesë së ushtarëve të kësaj force në vitet e kaluara, u shpreh se përpjekja e Marinës është të vazhdojë rrugën krenare për të garantuar siguri dhe stabilitet në territorin kombëtar dhe ujërat ndërkombëtare. 29 prilli 2024, përvjetori i dëbimit të kolonëve portugez nga ujërat jugore të Iranit, është emëruar si dita kombëtare e Gjirit Persik.