May 01, 2024 10:55 Europe/Tirane
  • Marrëdhëniet Kinë-Iran krijojnë mundësi të mira ekonomike

Ministri iranian i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë deklaroi se Kina dhe Irani së bashku do të krijojnë mundësi të mira ekonomike, të cilat mund të çojnë në një tregti të begatë midis dy palëve.

Ministri iranian i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë, Abbas Aliabadi, deklaroi se Irani dhe Kina janë dy vende të mëdha me kapacitete të përshtatshme që do të krijojnë mundësi të reja nëse bashkëpunojnë në fusha të ndryshme.

Ky zyrtar theksoi se popullsia prej mbi 80 milionë banorësh e Iranit me qytetërimin e tij më shumë se 3000-vjeçar, së bashku me punën e palodhur të inxhinierëve iranianë në shkallë të gjerë, mund të kenë shumë merita në këtë bashkëpunim dypalësh.

Aliabadi shtoi se Irani dhe Kina ndërveprojnë dhe janë të afërt në situata të ndryshme politike në botë dhe se dy qytetërimet e lashta të Iranit dhe Kinës mund të krijojnë një lloj të ri qytetërimi.

Ministri i Industrisë i Iranit përkujtoi se në të kaluarën këto dy vende kanë pasur bashkëpunim të dobishëm.

Aliabadi, në lidhje me ekspozitën Iran Expo 2024, tha: "Në këtë ekspozitë, deri diku mundëm t'i tregojmë botës situatën tonë të fundit".

Ai shtoi se më shumë se 100 biznesmenë kinezë kanë marrë pjesë në ekspozitën Expo 2024 në Teheran dhe kjo mundësi do të sjellë rezultate të dobishme.

Në fund, Aliabadi shtoi se pala kineze është në dijeni të mundësive të mira për investime në Iran.

 

 

Tags