Diplomati rus: Irani vendi më i bukur në botë
Konsulli i Përgjithshëm i Federatës Ruse në Isfahan, Andrei Zhiltsov e ka cilësuar Iranin si vendin më të bukur në botë.
Republika Islamike e Iranit është një vend i pavarur në aspektin teknologjik dhe ka shumë kapacitete dhe mund të mbrojë interesat e saj kombëtare pa iu nënshtruar askujt, tha Zhiltsov për agjencinë e lajmeve IRNA.
Pavarësisht sanksioneve të paligjshme të vendosura ndaj dy vendeve nga Perëndimi, zgjerimi i marrëdhënieve Rusi-Iran është i dobishëm për të dyja palët dhe kapaciteti për ndërveprim dypalësh është shumë i lartë, tha ai.
Konsulli i Përgjithshëm i Federatës Ruse në Isfahan shtoi se zhvillimi i marrëdhënieve tregtare-ekonomike hap terrenin për forcimin e ekonomisë së Rusisë dhe Iranit dhe krijimin e më shumë vendeve të punës.
Rusia dhe Irani duhet të mbështesin njëri-tjetrin në arenën ndërkombëtare në kushtet e trazuara të botës së sotme, tha diplomati rus.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit.