Putin: Raisi me padyshim ishte një patriot i vërtetë
(last modified Mon, 20 May 2024 14:20:33 GMT )
May 20, 2024 16:20 Europe/Tirane
  • Putin: Raisi me padyshim ishte një patriot i vërtetë

Presidenti i Rusisë në një bisedë telefonike me zv/presidentin e parë të Republikës Islamike të Iranit, shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e presidentit të ndjerë Ebrahim Raiai dhe theksoi për vazhdimin e rrugës së tij në zgjerimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Vladimi Putin në vazhdim deklaroi: "Me padyshim se z. Ebrahim Raisi ishte një patriotr i vërtetë i cili donte shumë vendin e vet, ndërsa edhe ne kemi humbur një mik dhe aleat të rëndësishëm".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, në një bisedë telefonike me Muhamed Mokhbar, zv/presidentin e Republikës Islamike të Iranit, e cila u zhvilluar sot në mesditë, shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta për liderin suprem të Revolucionit Islamik dhe për të gjithë popullin e Iranit, ndërsa duke iu drejtuar z. Muhamed Mokhbar, deklaroi: "Ju jeni në dijeni se që nga dita e djeshme kemi ndërmarrë të gjitha përpjekjet tona për të ndihmuar në shpëtimin e jetës së presidentit të ndjerë, mirëpo për fat të keq, kjo humbje e madhe tanimë kishte ndodhë".

Putin theksoi: "Unë personalisht dhe nga afër e njoha z. Ebrahim Raisi dhe tani unë personalisht kam humbur një mik të çmuar. Me padyshim, z. Raisi ishte një patriot i vërtetë i cili e donte shumë vendin e vet, prandaj edhe ne kemi humbur një mik të çmuar".

Presidenti i Rusisë duke vë në dukje faktin se Irani do të tejkalojë këto ditë të vështira, ka theksuar vazhdimin e rrugës së presidentit të ndjerë të Iranit në zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale.  

Zv/presidenti i Iranit gjithashtu në këtë bisedë telefonike pasi që falënderoi presidentin e Rusisë për shprehjen e ngushëllimeve, e vlerësoi Rusinë si një partnerë strategjik të Iranit dhe deklaroi: "Masat e ndërmarra nga ju (presidenti i Rusisë) dhe bashkëpunimi shumë i mirë i presidentit të ndjerë të Iranit, ka arritur të ndryshojë një pjesë të madhe të ekuacioneve të fuqisë në botë dhe t'i japë fund unilateralizmit".

Muhamed Mokhbar theksoi: "Qëndrimi juaj në çështjet ndërkombëtare gjithnjë është respektuar nga ne dhe tani e tutje me një bashkëpunim serioz dhe të thellë mes të dy vendeve, do të arrihet më shumë progres në marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës. Sejed Ebrahim Raisi për ne nuk ishte një president i zakonshëm, por ai ishte një personalitet popullor që punonte me shumë zell dhe kishte një kapacitet të lartë për bashkëpunim ndërkombëtar. Pra ne kemi humbur një personalitet të tillë të dashur dhe kjo është shumë e vështirë dhe e rëndë për ne. Megjithatë, sistemi i Republikës Islamike të Iranit është aq i fuqishëm dhe aq i qëndrueshëm sa që të tejkalojë edhe këto ditët të vështira".

 

Tags