Egjipti dëshiron të forcojë marrëdhëniet me Iranin
(last modified Wed, 22 May 2024 18:45:39 GMT )
May 22, 2024 20:45 Europe/Tirane
  • Egjipti dëshiron të forcojë marrëdhëniet me Iranin

Në margjinat e ceremonisë së homazheve të liderëve dhe zyrtarëve të huaj për presidentin dhe ministrin e Jashtëm iranian, ministri i Jashtëm egjiptian u takua me presidentin në detyrë të Iranit, Mohammad Mokhbar dhe shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e këtyre dy zyrtarëve të lartë të Republikës Islamike të Iranit.

Sipas IRNA, Sameh Shukri, i cili ishte ministri i parë i punëve të jashtme i Egjiptit, i pranishëm në Iran që pas revolucionit islamik, shprehu gjithashtu keqardhjen e tij të thellë për këtë humbje dhe ngushëlloi qeverinë dhe popullin e Iranit. Ai u shpreh se do të kishte dëshiruar të udhëtonte në Teheran në kushte më të mira, por tani po përcjell mesazhin e ngushëllimit të z. Abdul Fattah Al-Sisi, President dhe z. Ahmed Al-Tayeb, Sheikhu i Al-Az'har, për qeverinë dhe kombin iranian.

Ai shtoi: Republika Islamike e Iranit është një sistem i rrënjosur thellë me themele të forta dhe ne kemi besim se pavarësisht këtij incidenti fatkeq, Irani do të kalojë edhe këtë periudhë kritike dhe Egjipti dëshiron të forcojë marrëdhëniet me Iranin.

Në këtë takim, duke falënderuar qeverinë dhe popullin egjiptian për mirësinë dhe simpatinë ndaj qeverisë dhe popullit iranian, presidenti në detyrë i Iranit, Mohammad Mokhbar tha: “Kemi humbur personalitete të mëdha, punëtorë, të dhembshur dhe efikas dhe humbja e tyre është një humbje e hidhur për kombi iranian, por me harmoni dhe ndjeshmëri do t'i kalojmë këto ditë të vështira”.

Ai duke iu referuar përpjekjeve të Presidentit Raisi dhe Amir Abdullahianit për krijimin e kohezionit dhe unitetit mes Umetit Islam rreth boshtit të Palestinës, theksoi: "Përpjekjet e këtyre dy personaliteteve të mëdha në mbështetjen e Palestinës dhe përcjelljen e mesazhit të popullit të shtypur të Gazës në arenën ndërkombëtare nuk do të harrohen.