Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik: Rezistenca është identiteti i privilegjuar i Sirisë
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e konsideroi rezistencën si identitetin e privilegjuar të Sirisë dhe tha: Pozicioni i veçantë i Sirisë në rajon është i privilegjuar për shkak të këtij identiteti dhe kjo veçori e rëndësishme duhet ruajtur.
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajatollah Khamenei, të enjten, gjatë takimit me presidentin sirian Bashar Assad dhe delegacionin e tij shoqërues, e vlerësoi të rëndësishëm forcimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Sirisë, duke konsideruar se dy vendet janë shtyllat e boshtit të rezistencës dhe tha: Identiteti i dalluar i Sirisë, që është rezistenca, u formua gjatë epokës së vonë të Hafiz Asadit dhe me themelimin e "Frontit të Rezistencës dhe Qëndrimit" dhe ky identitet gjithmonë ka kontribuar në unitetin kombëtar të Sirisë. Duke theksuar nevojën për të ruajtur këtë identitet, ai shtoi: Perëndimorët dhe pasardhësit e tyre në rajon planifikuan të përmbysnin sistemin politik të këtij vendi dhe ta largonin Sirinë nga ekuacionet rajonale me luftën që nisën kundër saj, por nuk ia dolën dhe tani planifikojnë të përdorin metoda të tjera, duke përfshirë premtimet që ata asnjëherë nuk do t'i përmbushin, në mënyrë që ta nxjerrin Sirinë nga ekuacionet rajonale.
Ajatollah Khamenei vuri në dukje presionet politike dhe ekonomike të Amerikës dhe Evropës mbi Iranin dhe Sirinë dhe tha: Këto kushte duhet të kapërcehen duke rritur bashkëpunimin dhe duke e përmirësuar atë.
Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik kritikoi gjithashtu qëndrimet dhe mosveprimin e disa vendeve të rajonit në lidhje me çështjen e Gazës dhe vuri në dukje takimin e fundit të liderëve arabë në Manama dhe shtoi: "Në këtë takim u treguan shumë mangësi ndaj Palestinës dhe Gazës, por edhe disa vende u paraqitën mirë."
Bashar Al-Assad ,Presidenti i Republikës së Sirisë, gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për liderin suprem të revolucionit dhe qeverinë dhe kombin e Iranit, duke iu drejtuar Ajatollah Khameneit me fjalët: "Marrëdhënia Iran-Siri është një marrëdhënie strategjike që po përparon nën drejtimin e Shkëlqesisë Suaj dhe në krye të zbatimit të këtyre udhëzimeve ishin dëshmorët si Presidenti Sejed Ebrahim Raisi dhe Husejn Amir Abdollahian, Ministri i Jashtëm i Iranit."
Presidenti i Sirisë gjithashtu e quajti dëshmorin Raisi shembull të qartë të qëndrimeve dhe parullave të Revolucionit Islamik dhe duke iu referuar çështjes së rezistencës në rajon, ai tha: "Pas më shumë se 50 vjetësh, linja e rezistencës në rajon ka përparuar dhe tani ajo është kthyer në një qasje fetare dhe politike." Bashar Al-Assad theksoi se kostoja e rezistencës është më e ulët se kostoja e kompromisit dhe tha: "Rastet e fundit në Gaza dhe fitoret e rezistencës dëshmuan këtë çështje për njerëzit e rajonit dhe treguan se rezistenca është një parim."
Presidenti sirian vlerësoi gjithashtu liderin suprem të revolucionit për rolin e tij të spikatur dhe të rëndësishëm në mbështetjen e rezistencës në rajon dhe gjithashtu për mbështetjen e Sirisë në të gjitha fushat.