Qershor 04, 2024 08:05 Europe/Tirane
  • Imam Khomeini dhe shtresa në nevojë
    Imam Khomeini dhe shtresa në nevojë

Pars Today- Imam Khomeini përkushtim ndaj nevojave dhe të drejtave të shoqërisë në nevojë e ka cilësuar përkushtim ndaj të drejtave të caktuara nga Zoti. Imam Khomeini rikujton se Islami na ka mësuar të përkushtohemi tek të varfrit.

Me rastin e ndërrimit jetë të imam Khomeinit, gjetëm rastin të shpjegojmë disa nga mendimet dhe këndvështrimet e atij imami për drejtësinë dhe përkushtimin ndaj personave në nevojë. Artikulli është përmbledhje e rezultateve të hulumtuesit të njohur Emad Afrugh i cili për këtë çështje ka shkruar: Fjalët dhe shpjegimet e imam Khomeinit tregojnë se ai flet për drejtësinë sipas pikëpamjeve të imam Aliut (as) dhe të Profetit të nderuar të islamit (savs). Pikëpamja e imamit është një rezultat midis barazisë dhe dinjitetit. Ai thotë se shoqëria ka dinjitetin e saj por puna e një njeriu nuk duhet të konsiderohet si punë e një tjetri. Kur krahasojmë pikëpamjen e imam Khomeinit (ra) me sistemin e kapitalizmit dhe socializmit, është e qartë se imami e refuzon sistemin kapitalist dhe për dy arsye nuk pranon as sistemin socialist. E para është se ky sistem ishte kthyer në një sistem kapitalist shtetëror dhe e dyta është se nuk pranonte pronën private. Kundërshtimi i imamit me sistemin kapitalist nuk është për shkak të karakteristikës së pronës private por për shkak të thelbit të pronës e cila është zotëruese mbi gjithçka. Pikëpamja e imamit ndaj njerëzve në nevojë nuk është vetëm nga aspekti politik apo ekonomik, por ka një kuptim akoma më të thellë dhe parimor. Pikëpamja e tij është fetare. Nga pikëpamja e tij përkushtimit tek shoqëria e nivelit të ulët dhe në nevojë është përkushtim ndaj rregullave dhe të drejtave të përcaktaura nga Zoti. Imami është shprehur se Islami na ka mësuar të përkushtohemi ndaj të varfërve. Për ta duhen krijuar kushtet. Sipas imamit edhe islami ka nisur nga nevojtarët. Imam Khomeini thotë se shtresat e ndryshme të shoqërisë nuk duhet të bëjnë padrejtësi ndaj shtresave të ulta dhe njerëzve në nevojë dhe të varfërve u duhet dhënë e drejta që u takon. Sipas pikëpamjes së imami shoqëria në Republikën Islamike duhet të jetë kërkuese dhe duhet të përballet me padrejtësinë dhe shtypjen. Imam Khomeini (ra) thotë se përkushtimi tek nevojtarët është traditë e jona. Nga pikëpamja e imamit nëse dikush me të vërtetë synon të përballet me shtypjen dhe padrejtësitë e Amerikës ai duhet të përpiqet të heqë varfërinë.

Tags