Korrik 02, 2024 10:06 Europe/Tirane
  • Sejed Ibrahim Raisi
    Sejed Ibrahim Raisi

Pars Today- Në ceremoninë e rihapjes së saj, Rajya Sabha(Dhoma e Sipërme) e Indisë nderoi kujtimin e dëshmorit Sejed Ibrahim Raisi, President dhe dëshmorit Hussein Amir Abdollahian, ministrit të ndjerë të Punëve të Jashtme të Iranit.

Dhoma e sipërme e Indisë filloi punën e saj me disa minuta heshtje për të nderuar liderët që kanë humbur jetën kohët e fundit ntë Iran, Malavi dhe Tanzani. Sipas Pars Today, zëvendës-presidenti i Indisë Jagdeep Dhankhar u shprehu ngushëllimet kombit dhe qeverisë së Iranit në ceremoninë e hapjes së Parlamentit të këtij vendi dhe tha se kombi i Indisë në ditën e varrimit të zyrtarëve iranianë mbajti zi kombëtare. Dhankhar vazhdoi duke theksuar se dëshmori “Sejed Ibrahim Raisi”, presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe dëshmori “Hussein Amir Abdollahian”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, luajtën një rol thelbësor në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve Indi-Iran dhe shtoi: Parlamenti indian shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin e Republikës Islamike të Iranit. Anëtarët e Dhomës së Lartë të Indisë mbajtën më pas disa minuta heshtje për të nderuar liderët e ndjerë dhe kontributet e tyre të rëndësishme në marrëdhëniet me Indinë. Marrëdhëniet midis Iranit dhe Indisë janë marrëdhënie historike që përfitojnë nga disa tipare të rëndësishme si gjuha persiane dhe kultura orientale e frymëzuar nga marrëdhëniet historike. Pikërisht këto karakteristika kanë bërë që këto marrëdhëniet të vazhdojë të zgjerohen me gjithë pengesat e ndryshme dhe zyrtarët indianë nga të dyja palët e Kongresit gjithashtu kanë një pikëpamje të ndryshme për të zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit. Jo shumë kohë më parë, Rudra Gaurav Shresth, ambasadorja e Indisë në Teheran, theksoi se miqësia mes Iranit dhe Indisë është shumë e fortë. Çdo person që merr pushtetin në këtë vend është mbështetës i kësaj miqësie.

 

Tags