Vizita e Presidentit në detyrë të Iranit në Kazakistan
(last modified Thu, 04 Jul 2024 08:39:19 GMT )
Korrik 04, 2024 10:39 Europe/Tirane
  • Vizita e Presidentit në detyrë të Iranit në Kazakistan

Presidenti në detyrë i Iranit mbërriti në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, për të marrë pjesë në Samitin e 24-të të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Presidenti në detyrë Mohammad Mokhbar, i cili ka udhëtuar në Kazakistan për të marrë pjesë dhe për të folur në samitin e 24-të të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë politik dhe ekonomik, u prit mbrëmë nga zëvendëskryeministri Serik Zhomangarin dhe ministri i Jashtëm i Kazakistanit. Krahas pjesëmarrjes dhe fjalimit në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, “Mohammed Mokhbar” do të ketë takime dypalëshe me disa nga liderët e vendeve anëtare të kësaj organizate. Organizata e Bashkëpunimit të Shangait është një organizatë ndërkombëtare ndërqeveritare e themeluar më 15 qershor 2001 në Shangai nga Kazakistani, Kina, Kirgizistani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Vitin e kaluar, në samitin e 23-të të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, i cili u organizua nga India dhe u mbajt virtualisht, Republika Islamike e Iranit u prezantua zyrtarisht si një nga anëtarët kryesorë të kësaj organizate.