Korrik 11, 2024 10:31 Europe/Tirane
  • Më 28 korrik mbahet ceremonia e inaugurimit të presidencës së Pezeshkian

Ceremonia e mandatit të 14-të të presidencës së Republikës Islamike të Iranit dhe inaugurimi zyrtar i presidentit të zgjedhur do të mbahet të dielën, më 28 korrik, në prani të Ajetullah Khamenei, liderit të Revolucionit Islamik të Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ceremonia e mandatit të 14-të të presidencës së Republikës Islamike të Iranit dhe inaugurimi zyrtar i Presidentit të zgjedhur Masoud Pezeshkian do të mbahet të dielën, më 28 korrik, në prani të liderit të Revolucionit Islamik dhe një grupi zyrtarësh dhe funksionarësh të shtetit në husenienë e Imam Khomeinit (ra). Gjithashtu, të martën, më 30 korrik, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të presidentit në parlament, gjatë së cilës presidenti i zgjedhur do të bëjë betimin në bazë të nenit 121 të Kushtetutës dhe në fund do të nënshkruajë betimin se do të përdorë të gjithë talentin dhe kompetencën e tij në përmbushjen e përgjegjësisë që ka marrë.  

Tags