Korrik 13, 2024 21:14 Europe/Tirane
  • Associated Press: Pezeshkian kërkon ekuilibër në marrëdhëniet me jashtë

Agjencia e lajmeve Associated Press, duke i bërë jehonë mesazhit të fundit të presidentit të zgjedhur të Iranit në gazetën "Tehran Times", shkroi se ai është në kërkim të ekuilibrit në marrëdhëniet me vendet e tjera.

Në artikullin e Associated Press, duke cituar nga mesazhi i presidentit të zgjedhur të Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, thuhet: "Presidenti i zgjedhur i Iranit tha se qeveria e tij do të balancojë marrëdhëniet me të gjitha vendet në përputhje me interesat kombëtare dhe parakushtet për paqe."

Kjo agjenci amerikane e lajmeve shkruante: "Në mesazhin e tij drejtuar Amerikës, presidenti Pezeshkian njoftoi se vendi i tij nuk do t'i dorëzohet presionit."

Associated Press shkroi: "Vonë të premten, Masoud Pezeshkian botoi një artikull të titulluar 'Mesazhi im për botën e re' në gazetën Tehran Times dhe premtoi se do t'u përmbahej premtimeve që ai bëri gjatë fushatës zgjedhore."

Në mesazhin e presidentit Pezeshkian thuhet se qeveria e tij do t'i japë përparësi forcimit të marrëdhënieve me fqinjët. Presidenti i zgjedhur i Iranit u bëri thirrje vendeve arabe që të përdorin të gjitha levat diplomatike për të vendosur një armëpushim të qëndrueshëm në luftën e Gazës.

 

 

Tags