Irani dënon sulmin e regjimit sionist ndaj shkollës së mbështetur nga UNRWA
(last modified Mon, 15 Jul 2024 07:11:08 GMT )
Korrik 15, 2024 09:11 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin e regjimit sionist ndaj shkollës së mbështetur nga UNRWA

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në reagim ndaj sulmit të djeshëm të regjimit sionist ndaj një shkolle të mbështetur nga UNRWA në Rripin e Gazës, njoftoi se ky veprim portretizon edhe një herë pjesën e errët dhe të fshehur të pretenduesve perëndimor drejt botës.

Sipas IRNA; Nasser Kanani mbrëmë në rrjetin social X ka shkruar lidhur me sulmin e regjimit sionist fëmijëvrasës në shkollën e mbështetur nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinez (UNRWA) në Rripin e Gazës dhe tha:  Sjellja humanitare e bazuar në rregullat ndërkombëtare nuk mund të pritet nga një regjim i paligjshëm që e filloi jetën e tij të turpshme me pushtim, masakër, terror, vrasjen e grave dhe fëmijëve dhe shkatërrimin e shtëpive palestineze, sepse themeli i tij është i bazuar në krim. Kanani shtoi: Është fakt i dhimbshëm, por vazhdon heshtja dhe mosveprimi i qeverive perëndimore dhe evropiane që pretendojnë për moralin, ligjin dhe të drejtat e njeriut, të cilët përballë kësaj sasie krimi dhe brutaliteti, janë ende të zënë duke mashtruar opinionin publik dhe duke luajtur me fjalët dhe shprehjet e tyre. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjithashtu tha: Amerika dhe disa qeveri evropiane që mbështesin regjimin sionist, së bashku me regjimin sionist, janë humbësit më të mëdhenj në luftën kundër Gazës dhe kanë humbur jo vetëm luftën, por edhe moralin dhe dinjitetin njerëzor. Dje (e diel) regjimi sionist goditi shkollën e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinez (UNRWA) në qendër të Rripit të Gazës, duke vrarë 17 persona dhe duke plagosur më shumë se 80 palestinezë të tjerë.