Bagheri: Izraeli është duke dështuar/ Njëanshmëria në botë është pengesë
Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm të Iranit tha se regjimi sionist po humbet në luftën me Rezistencën rajonale.
Në një intervistë për "Newsweek", Ali Bagheri-Kani tha: "Regjimi sionist ka kryer krime, gjenocid dhe ka përdorur dhunë kundër banorëve të Gazës për më shumë se 9 muaj. Njëanshmëria e Amerikës jo vetëm që ka dështuar t'i japë zgjidhje kësaj çështjeje dhe problemit global, por në të njëjtën kohë, ajo po i dërgon Izraelit armë vdekjeprurëse për të vazhduar krimet, vrasjet dhe gjenocidin."
Ministri iranian në detyrë Ali Bagheri-Kani e quajti programin e armëpushimit të qeverisë së presidentit amerikan Joe Biden si zgjidhjen më të mirë për përfundimin e luftës në Gaza dhe tha: "Nëse sionistët janë të vendosur të vazhdojnë krimet dhe vrasjet, atëherë Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i cili është kryesisht përgjegjës për garantimin dhe ruajtjen e paqes dhe të sigurisë globale, duhet të përdorë patjetër të gjitha kapacitetet e tij për të parandaluar vazhdimin e krimeve sioniste dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm të Gazës, veçanërisht të grave dhe fëmijëve."
Duke theksuar atë që ndodhi nga 7 Tetori e në vazhdim, Bagheri tha: "Realiteti është se pas 7 Tetorit, ekuilibri në rajon ka qenë në favor të Rezistencës. Duke kryer më shumë gjenocid dhe krime, si dhe vrasje të civilëve në Gaza, sionistët nuk munden dhe nuk do të jenë në gjendje ta ndryshojnë këtë ekuilibër në favor të Izraelit."