Zyrtari amerikan: Irani nuk po kërkon të ndërtojë armë bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i160552-zyrtari_amerikan_irani_nuk_po_kërkon_të_ndërtojë_armë_bërthamore
Duke pranuar se Irani nuk po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë pohoi se pas konfliktit të fundit midis Teheranit dhe Tel Avivit, Republika Islamike e Iranit ka ndërmarrë qëndrime të reja në këtë drejtim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2024 17:42 Europe/Tirane
  • Zyrtari amerikan: Irani nuk po kërkon të ndërtojë armë bërthamore

Duke pranuar se Irani nuk po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë pohoi se pas konfliktit të fundit midis Teheranit dhe Tel Avivit, Republika Islamike e Iranit ka ndërmarrë qëndrime të reja në këtë drejtim.

Jake Sullivan, duke theksuar se nuk është vërejtur asnjë vendim nga Republika Islamike e Iranit për të lëvizur (drejt ndërtimit të armëve bërthamore), pretendoi se nëse iranianët do të fillojnë të lëvizin në këtë drejtim, ata do të hasin në një problem serioz me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, në këtë takim të sigurisë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, duke pretenduar se Uashingtoni preferon zgjidhjen diplomatike për çështjen bërthamore të Iranit dhe duke kritikuar veprimin e administratës së mëparshme amerikane për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore (JCPOA), tha: "Qëkur filloi punën qeveria e Joe Bidenit, ajo është përpjekur të ndjekë përsëri diplomacinë bërthamore me Iranin."

Gjithashtu, duke theksuar se Irani nuk ka prodhuar armë bërthamore dhe duke përsëritur pretendimet e mëparshme të zyrtarëve amerikanë, Blinken shtoi: "Në vend që të jetë së paku një vit larg kapacitetit të prodhimit të uraniumit për një armë bërthamore, Republika Islamike e Iranit tani ndoshta është një ose dy javë larg për ta bërë këtë punë."