Irani  dënon sulmin në portin Hodeidah të Jemenit nga regjimi sionist
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i160568-irani_dënon_sulmin_në_portin_hodeidah_të_jemenit_nga_regjimi_sionist
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, duke dënuar sulmin ajror të regjimit sionist ndaj objekteve të portit Hodeidah të Jemenit, tha: Populli i shtypur, por i fuqishëm i Jemenit, po paguan çmimin për mbështetjen e ndershme ndaj qytetarëve, grave dhe fëmijëve të pafajshëm të Gazës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 21, 2024 09:16 Europe/Tirane
  • Irani  dënon sulmin në portin Hodeidah të Jemenit nga regjimi sionist

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, duke dënuar sulmin ajror të regjimit sionist ndaj objekteve të portit Hodeidah të Jemenit, tha: Populli i shtypur, por i fuqishëm i Jemenit, po paguan çmimin për mbështetjen e ndershme ndaj qytetarëve, grave dhe fëmijëve të pafajshëm të Gazës.

Sipas IRNA, "Nasser Kanani", zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, këto sulme, të cilat çuan në shkatërrimin e infrastrukturës civile të portit Hodeida të Jemenit dhe në martirizimin dhe plagosjen masive të popullit jemenas, i cilësoi si përshkrim i natyrës agresive të regjimit fëmijëvrasës izraelit. Ai paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve dhe përhapjen e luftës në rajon si pasojë e aventurave të rrezikshme të sionistëve. Kanaani vrasjen e vazhdueshme dhe rrethimin e gjithanshëm të banorëve të pambrojtur të Rripit të Gazës nga regjimi sionist e konsideroi si rrënjën kryesore të tensioneve aktuale në rajon dhe shtoi: Për sa kohë që agresioni i këtij regjimi në Palestinë vazhdon, veçanërisht në Rripin e Gazës, paqja në rajon nuk do të kthehet. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se regjimi sionist dhe mbështetësit e tij, përfshirë qeverinë amerikane, janë drejtpërdrejt përgjegjës për pasojat e rrezikshme dhe të paparashikueshme të vazhdimit të krimeve në Gaza si dhe sulmeve aventureske ndaj Jemenit.