Ndikimi vendimtar i bashkëpunimit ndërmjet Iranit, Kinës dhe Rusisë në sigurinë rajonale
(last modified Mon, 22 Jul 2024 18:57:32 GMT )
Korrik 22, 2024 20:57 Europe/Tirane
  • Ndikimi vendimtar i bashkëpunimit ndërmjet Iranit, Kinës dhe Rusisë në sigurinë rajonale

Ali Akbar Velayati, këshilltar i Liderit Suprem për çështjet ndërkombëtare, gjatë takimit me ambasadorin kinez në Iran theksoi se bashkëpunimi mes Iranit, Rusisë dhe Kinës në rajon, si mbajtja e stërvitjeve të përbashkëta, është padyshim efektiv për sigurinë dhe fatin e rajonit.

Në këtë takim, Velayati theksoi rëndësinë e forcimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, Iranit dhe Kinës, dhe tha: "Kina po ndjek planin e saj të zhvillimit të komunikimit, veçanërisht në kuadër të projektit 'Një brez, një rrugë' dhe se, në këtë drejtim, përdorimi i kapaciteteve të Iranit dhe kalimi i kësaj rruge nga ky vend është seriozisht në axhendë dhe duhet ndjekur."

Kjo do të thotë se Republika Islamike e Iranit si udhëkryq tranzit i botës ka një rol vendimtar në shkëmbimet dhe transportin global dhe nga ky kapacitet përfiton edhe plani i Kinës "Një brez, një rrugë". Në bazë të marrëveshjes strategjike 25-vjeçare, Irani dhe Kina po përpiqen të përdorin të gjitha kapacitetet e disponueshme për të përmirësuar nivelin e shkëmbimeve tregtare.

Li Wan Tae, një ekspert i çështjeve politike, thotë: "Irani dhe Kina janë dy vende në qytetërimin e lashtë të Rrugës së Mëndafshit dhe duke ringjallur këtë rrugë të lashtë, ato po përpiqen të marrin në dorë iniciativën e rrugëve globale të komunikimit. Duke patur parasysh hyrjen e Indisë, Amerikës dhe Evropës për të pasur ndikim në Rrugën e vjetër të Mëndafshit, bashkëpunimi mes Iranit dhe Kinës në këtë çështje bëhet gjithnjë e më kuptimplotë."

Prandaj, Republika Islamike e Iranit beson se ngjarjet që ndodhin në rajon nuk duhet të lejohen të ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Iranit.

Ndërkaq, gjithashtu në takimin mes këshilltarit Velayati dhe ambasadorit të Kinës në Iran, u theksuan qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me ushtrimin e sovranitetit të Iranit mbi tre ishujt, qëndrime të cilat bazohen mbi faktin se ishujt iranianë Bu Musa, Tonb i Madh dhe Tonb i Vogël i kanë takuar përgjithmonë Iranit dhe janë pjesë e pandashme e territorit të Republikës Islamike të Iranit.

Sidoqoftë, Republika Islamike e Iranit dhe Kina kanë një marrëdhënie të gjatë kulturore, historike dhe të përzemërt dhe kanë pasur shumë efekte pozitive historike, ekonomike dhe kulturore mbi njëra-tjetrën dhe sot do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në ringjalljen e kësaj rruge.

Megjithatë, nuk ka dyshim se zhvillimi i marrëdhënieve midis Iranit, Kinës dhe Rusisë në fusha të ndryshme, përfshirë ato në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, do të ketë efekte të qëndrueshme e të rëndësishme, ndikimi i të cilave mund të shihet në kontributin për të garantuar sigurinë e rajonit.

Prandaj, bashkëpunimi që Irani, Rusia dhe Kina kanë në rajon, si mbajtja e manovrave të përbashkëta, është padyshim shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe fatin e rajonit; dhe Irani, si vendi më i rëndësishëm në rajon dhe boshti i Botës Islame është i gatshëm të zhvillojë më tej bashkëpunimin, veçanërisht që këto bashkëpunime të bëhen më aktive në rajonin e Azisë Perëndimore.

Nga ana tjetër, Irani dhe Kina, të cilët e konsiderojnë veten si përgjegjës për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, nuk duhet të kufizojnë marrëdhëniet e tyre, por ky ndikim në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare duhet të jetë i vazhdueshëm, duke përfshirë edhe çështjen e krimeve të regjimit sionist në Gaza, gjë që kërkon bashkëpunim të gjithanshëm për t'u përballur me të.

 

Tags