Arrestohen 2 prej liderëve të ISIS-it në Iran
(last modified Wed, 24 Jul 2024 19:11:09 GMT )
Korrik 24, 2024 21:11 Europe/Tirane
  • Arrestohen 2 prej liderëve të ISIS-it në Iran

Ministri i Inteligjencës së Iranit tha: "Në një operacion u arrestuan rreth 20 shtetas të huaj që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Iran, 2 prej të cilëve ishin drejtues të ISIS-it dhe të grupeve takfiriste."

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Ministri i Inteligjencës, Sejid Ismail Khatib, në margjinat e takimit të kabinetit qeveritar tha: "Pas deklaratës së fundit të Ministrisë së Inteligjencës, me bashkëpunimin dhe ndihmën e institucioneve dhe grupeve kulturore, si dhe me vigjilencën e popullit, me hirin e Zotit, në një operacion u identifikuan dhe u arrestuan rreth 20 persona, të cilët zakonisht konsiderohen si individë dhe shtetas të huaj të paligjshëm, falë raportimeve të qytetarëve."

Ministri i Inteligjencës theksoi: "Rreth 12 prej tyre ishin operativë, që kishin ardhur në vendin tonë për operacione. Dy prej tyre ishin prej udhëheqësve të ISIS-it dhe grupeve takfiriste dhe të lidhur me vende që nuk janë fqinjë me ne."

Duke falënderuar edhe një herë qytetarët për bashkëpunimin me Ministrinë e Inteligjencës, ministri i Inteligjencës tha: "Kërkoj nga qytetarët e shtrenjtë që të jenë më të ndjeshëm ndaj dhënies me qira, apo marrjes me qira, apo punësimit të shtetasve të huaj të paautorizuar, aq më tepër që këta persona kanë frekuentime ditore tek këto kompani dhe sidomos nëse marrin me qira ndonjë vend apo punojnë diku dhe këto aktivitete janë të shkurtra, e ndonjëherë për një ditë."

Duke iu referuar taktikave të reja të elementëve terroristë dhe takfiristë, Khatib tha: "Fatkeqësisht, kohët e fundit, elementë që u atribuohen këtyre grupeve, në disa raste shoqërohen me familjarët e tyre për të ruajtur paraqitjen. Gjithashtu, duke qenë se kontrollet kufitare janë shtuar dhe forcat e armatosura kanë shtuar inspektimet në kufi, elementët takfiristë po tentojnë t'i sigurojnë pajisjet nga brenda vendit. Prandaj, shitësit të cilët kanë mallra me përdorim të dyfishtë ose të shumëfishtë duhet t'u kushtojnë më shumë vëmendje njerëzve të ndryshëm gjatë shitjes së mallrave të tyre."

 

Tags