Lideri i Revolucionit fali namazin mbi trupin e dëshmorit Ismail Hanije
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i160938-lideri_i_revolucionit_fali_namazin_mbi_trupin_e_dëshmorit_ismail_hanije
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit fali namazin mbi trupin e dëshmorit Ismail Hanije.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 01, 2024 11:29 Europe/Tirane
  • Lideri i Revolucionit fali namazin mbi trupin e dëshmorit Ismail Hanije

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit fali namazin mbi trupin e dëshmorit Ismail Hanije.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Ajetullah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, këtë mëngjes, në Universitetin e Teheranit, fali namazin mbi trupin e dëshmorit Ismail Hanije, kreut të Zyrës Politike të Hamasit.

Departamenti i Përgjithshëm për Marrëdhëniet me Publikun i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, në një njoftim në orët e para të së mërkurës, më 31 korrik, njoftoi: "Ismail Hanije, kreu i Zyrës Politike të Hamasit, bashkë me një nga truprojat e tij ranë dëshmorë kur u godit rezidenca e tyre në Teheran. Shkaku dhe përmasat e kësaj ngjarjeje janë duke u hetuar dhe rezultatet do të bëhen të ditura më vonë."

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Lideri Suprem i Revolucionit duke lëshuar ​​një mesazh pas martirizimit të Ismail Hanijes, tha: "Regjimi kriminal dhe terrorist sionist, nëpërmjet këtij akti ka përgatitur terrenin për një dënim të ashpër për veten dhe gjakmarrja e atij që ra dëshmor në territorin e Republikës Islamike të Iranit është një detyrë për ne."

Lëvizja Hamas njoftoi: "Ceremonia mortore e dëshmorit Ismail Hanije, kreut të Zyrës Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike, do të mbahet të enjten në Teheran. Pas kësaj, trupi i kreut të Zyrës Politike të Hamasit do të transferohet në Katar dhe pasi të falet namaz mbi trupin e tij në Doha, do të varroset të premten në qytetin Lusail të Katarit."

Sipas Hamasit, ceremonia mortore e trupit të dëshmorit Hanije do të bëhet në Doha me pjesëmarrjen e masave popullore dhe të grupeve aktiviste, si dhe me pjesëmarrjen e liderëve arabë dhe islamikë.