Irani dhe Katari nënvizojnë nevojën për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
Zv/presidenti i parë i Iranit, Mohammad Reza Aref dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani kanë theksuar nevojën për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, ndërsa regjimi izraelit vazhdon krimet e tij në territorin e rrethuar palestinez.
Të dy zyrtarët e bënë thirrjen teksa diskutuan zhvillimet e fundit rajonale, në një takim në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Gjatë takimit u shqyrtua edhe propozimi i Iranit për të mbajtur një takim urgjent të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).
Të dy palët diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrat për t'i rritur dhe përmirësuar ato.
Aref, në krye të një delegacioni iranian, ishte në Doha për të marrë pjesë në funeralin e kreut të byrosë politike të lëvizjes së rezistencës Hamas, Ismail Haniyeh. Ky ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit si Zëvendëspresident i Iranit.